“Ti je dielli dhe hëna ime”/ Fifi merr propozimin për martesë nga partneri në mes të skenës

vovalbania December 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ti je dielli dhe hëna ime”/ Fifi merr propozimin për martesë nga partneri në mes të skenës

Këngëtarja e dashur për publikun, Fifi, është surprizuar në mënyrën më të bukur nga partneri i saj, Adis Patushi. Mbrëmë gjatë spektaklit të “Dancing With The Stars”, pasi artistja këndoi një këngë, ai i ka propozuar për martesë.

Fillimisht në monitor u shfaq një mesazh nga Adisi, ku shkruhej: “Fifi faleminderit që më bën kaq të lumtur! Ti je dielli dhe hëna ime. Je njeriu që më ndryshoi krejt jetën! Të dua”.

Më pas në skenë u shfaq partneri i këngëtares, duke bërë që Fifi të emocionohej dhe të dy të përloteshin.

“Je shumë e bukur, a do të martohesh me mua”, iu drejtua ai teksa ishte i ulur në gjunjë.

Dhe padyshim që përgjigja e këngëtares ishte “Po”.

“Nuk e prisja kurrë në jetë, sepse Adisi nuk ka shumë qejf të dalë në televizion, edhe ta bënte këtë gjë këtu… edhe më ka thënë më parë që kur të të propozoj, do të jetë diçka shumë e bukur dhe spektakolare”, tha Fifi pas propozimit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49368 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE