23 fermerë të Petrelës përfitues të makinerive bujqësore!

vovalbania December 24, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
23 fermerë të Petrelës përfitues të makinerive bujqësore!

Njëzetë e tre fermerë të Petrelës përfituan nga programi “Mini-Grante në formë makinerish bujqësore”, i cili vjen si një bashkëpunim mes Bashkisë së Tiranës dhe organizatës gjermane “Help”. Në takimin me fermerët e zonës, ku mori pjesë edhe Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se projekti synon të përmirësojë qëndrueshmërinë ekonomike të fermave dhe bizneseve të vogla rurale.

Më vjen mirë që sot japim këto dhurata për 23 familje fermerësh, të cilat në fakt janë mjete pune për ta, duke filluar nga centrifugat e mjaltit te shkundëset e ullirit, krasitëset, plugjet etj. Eshtë dhurata më e mirë që mund të bënim se sa fjalimet apo ceremonitë, sepse kjo dhuratë do të vazhdojë të japë dhurata të tjera, pasi do të prodhojë më shumë punësim, ekonomi e mirëqenie. Ne jemi 25% aksionerë në këtë blerje. Kjo do të thotë se, nuk themi më vetëm “më jep”, por kontribuojmë edhe me aq sa kemi mundësi. Pjesën tjetër e kanë dhuruar donatorët dhe duke qenë se janë trefish më shumë kontribuues se ne, unë i jam trefish më shumë mirënjohës ambasadorit gjerman dhe kolegëve që kanë ndihmuar.

Veliaj e vuri theksin te konsumimi i sa më shumë produkteve vendase, e sidomos te tregtimi i tyre.

Jo vetëm për patriotizëm, por edhe për efekt ekonomik. Shumë prej restoranteve, dyqaneve, supermarketeve duhet të kuptojnë se çfarë vlere ka produkti “Made in Albania” apo “Made in Tirana”. Ajo që ndodh shpesh është se vijnë delegacione të huaja dhe pyetja e parë që bëjnë është: A ke produkte vendi?. Ndaj, si për efekt ekonomik, turizëm dhe për të promovuar vlerat tona do të doja që ky të ishte një vit kur ne e maksimizojmë këtë energji dhe këtë ekonomi. Forcimi lekut do të thotë se ka ardhur aq shumë valutë e huaj dhe leku është bërë aq i kërkuar në treg, saqë ky është një lajm i jashtëzakonshëm për të gjithë. Unë besoj se duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi maksimalisht, si kurrë më përpara, për të thënë se ky është momenti ynë!

Ambasadori gjerman Bergner, u shpreh se vetëm përmes projekteve të tilla të përbashkëta përfitojnë ata që kanë nevojë më shumë.

Ne duam të ndihmojmë fermerët që të krijojnë bazën e tyre të jetës. Në shumë raste, ajo që iu nevojitet është një ndihmë e shpejtë, prandaj jam shumë i lumtur që kemi disa agjenci zbatuese si “Help”. Vetëm ne apo vetëm Bashkia e Tiranës, nuk i realizon dot këto gjëra. Jam shumë i lumtur që patëm këtë mundësi. Dua të falënderoj Bashkinë e Tiranës, por edhe Agjencinë e Mbështetjes Rurale! Shumë gjëra duhen bërë sa më afër njerëzve dhe kjo është më e mira. Ne jemi para Krishtlindjes, jemi në këtë kohën kur dhurojmë dhe ndajmë me njëri-tjetrin.

Njësitë Administrative Rurale të Bashkisë së Tiranës po mbështeten me një skemë grantesh për fermat e vogla dhe bizneset rurale, përfshi agriturizmin, agropërpunimin dhe start up-et.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE