Kina nuk ndalet, avionë kinezë përsëri mbi Tajvan!

vovalbania December 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kina nuk ndalet, avionë kinezë përsëri mbi Tajvan!

Avionë kinezë mbi Tajvan. Ministria e Mbrojtjes së këtij ishulli bëri të ditur se në 24 orët e fundit ka detektuar tetë avionë luftarakë të Kinës mbi vijën ndarëse në Ngushticën e Tajvanit, si edhe një balonë kineze.

Tajvani vazhdimisht është ankuar për aktivitetin ushtarak kinez përreth ishullit në katër vitet e fundit. Por, për Pekinin këto janë veprimtari normale pasi Tajvanin e konsideron pjesë të territorit të Kinës.

Kina ka intensifikuar misionet e veta në afërsi të Tajvanit, veçanërisht tani që po afrojnë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 13 janarit.

Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit tha se avionët luftarakë kinezë të llojeve J-10, J-11 dhe J-16 kanë kaluar vijën në pjesën veriore e qendrore të Ngushticës.

Në këtë Ngushticë, vija ka shërbyer si një kufi jozyrtar mes dy palëve, por tani, avionët kinezë zgjedhin që rregullisht të fluturojnë mbi të. Ministria tajvaneze tha se ka dërguar forcat e saj për të monitoruar situatën nga afër.

Ministria e Mbrojtjes po ashtu raportoi se ka detektuar një balonë kineze. Edhe në të kaluarën, Tajvani ka zbuluar balona të tilla, por i ka justifikuar me pjesën se ka të ngjarë që janë për të monitoruar kushtet e motit dhe devijojnë fluturimin e tyre për shkak të erërave që fryjnë në periudha të caktuara të vitit.

Tajvani vuri në dukje se balona e fundit u detektua duke kaluar vijën në Ngushticën e Tajvanit mëngjesin e ditës së djeshme, në pjesën veriperëndimore të qytetit-port të Kilungut dhe ishte në një lartësi prej 6 mijë e 100 metrash.

“Më pas, balona vazhdoi fluturimin drejt lindjes dhe u zhduk pas rreth një ore”, shtoi ministria në njoftimin zyrtar.

Mundësia që Kina të përdorë balonat për spiunazh u shndërruan në çështje globale në muajin shkurt, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës rrëzuan atë që e cilësuan si balonë kineze të vëzhgimit. Kina tha se balona ishte një mjet fluturues civil dhe se aksidentalisht kishte devijuar trajektoren e fluturimit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50512 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE