Dea Mishelle “kapet mat” me të dashurin e ri misterioz në Paris!

vovalbania December 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dea Mishelle “kapet mat” me të dashurin e ri misterioz në Paris!

Dea Mishel Hoxha ishte një ndër banoret më të komentuara gjatë edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, e cila qëndroi për plot 133 ditë dhe arriti të ishte një ndër katër finalistët e spektaklit.

E natyrisht si për çdo personazh grua, një interes të shtuar ka edhe për jetën private. Në lojë Dea u fut dhe doli si beqare, pavarësisht se përgjatë qëndrimit në shtëpi, disa flirte i pati. Edhe pas garës, në deklaratat e saj, ajo vijonte të ishte beqare.

 

E pyetur nëse është në një lidhje dashurie për të cilën është përfolur goxha kohëve të fundit, ish-finalistja shprehu dëshirën për ta pasur një partner por tregoi se momentalisht është vetëm. Sipas saj mashkulli që ajo dëshiron të ketë në krahë duhet t’i japë siguri.

“Do doja shumë të kisha një (të dashur), po… Jam fillikat (qesh). Dua një mashkull që të jep siguri. Në jetën time të përditshme unë dua të kem kontroll mbi çdo gjë dhe dua që kur të jem me partnerin të jem unë e qetë dhe të jetë ai që udhëheq”, u shpreh Dea.

Dhe mesa duket këtë mashkull Dea e paska gjetur. Pak ditë më parë, blogerja ka publikuar në rrjetet sociale foto dhe video ku shfaqej në Paris.

Natyrisht që në qytetin e dashurisë, vështirë se mund të shkohet vetëm, ndaj edhe të shumtë ishin ata që e menduan se një mashkull e shoqëron.

Dhe në fakt kështu ka qenë. Disa foto të mbërritura në redaksinë tonë, tregojnë Dea Mishel, në një nga baret e Parisit, ku në shoqërinë e saj shfaqet edhe një mashkull.

Krejt të shkujdesur dhe larg syve të publikut që mund ti njoh, çifti duket se ka pushuar disa ditë në Paris. Megjithatë, edhe atje ka pasur disa persona që i kanë identifikuar, duke i shkrepur disa foto paparacë.

Nuk dihet asgjë rreth identitetit të partnerit të saj, por ajo që mund të themi është që kjo është një lidhje e re për Dean dhe duket se ka vendosur ta shijojë plotësisht, duke u shkëputur kështu edhe për disa ditë romantike në qytetin e të dashuruarve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49602 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE