Korrupsion në Kakavijë, dy zyrtarë në pranga dhe një në kërkim!

vovalbania December 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Korrupsion në Kakavijë, dy zyrtarë në pranga dhe një në kërkim!

Arrestohen përgjegjësi i doganës së Kakavijës e një doganier i kontrollit fizik, si dhe u shpall në kërkim një tjetër punonjës i doganës. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, AMP nisi hetime pasi kishte dyshime se doganierë dhe efektivë policie ishin të përfshirë në skema korruptive, në lidhje me procedurat e parregullta të zhdoganimit, duke përfituar shuma parash.

Në operacionin e orëve të fundit, u konstatuan një trajler, katër kamionë të tonazhit të rëndë, si dhe të tjera mjete me mallra që kaluan pikën kufitare të Kakavijës, pa kryer kontrolle, duke iu shmangur pagesave të zhdoganimit.

Vijojnë hetimet për të zbardhur nëse ka të tjerë zyrtarë të përfshirë në këtë skemë korrupsioni. Lidhur me këtë rast priten më shumë detaje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49378 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE