Luizi bën tatuazh portretin e Kiarës për 1-vjetorin e njohjes së tyre!

vovalbania December 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Luizi bën tatuazh portretin e Kiarës për 1-vjetorin e njohjes së tyre!

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito këto ditë përveç gëzimit të festave, festojnë edhe përvjetorin e tyre të njohjes.

Dyshja, tashmë tepër të popullarizuar u njohën në formatin “Big Brother” nga ku kurorëzuan edhe dashurinë e tyre.

Luizi ka vendosur që t’i bëjë një surprizë Kiarës, duke bërë portretin e saj ‘tattoo’.

Ai u shpreh që data 24 dhjetor është një kujtim i dhimbshëm pasi babai i tij ka ndërruar jetë por edhe dita që njohu vajzën që po i dhuron familjen.

Luizi: Vendosa të bëj diçka, me rastin e një vjetorit që kam me Kiarën, pavarësisht se unë këtë ditë e kam si kujtim të dhimbshëm. Babai im ka ndërruar jetë. Zoti me një dorë merr me një dorë jep. Më dha familjen, më dha Kiarën, po vjen edhe vajza. Vendosa të bëj ketë ‘tattoo’. Gëzuar festat të gjithëve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49261 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE