Prishet marrëdhënia mes Santianës dhe Bucit, debati përfundon në ofendime: “Mashtrues, besëprerë!”

vovalbania January 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Prishet marrëdhënia mes Santianës dhe Bucit, debati përfundon në ofendime: “Mashtrues, besëprerë!”

Duket se “muaji i mjaltit” për Bucin dhe Santianën ka mbaruar në “BBVIP”, teksa dyshja, që deri më tani kishin shkaktuar shumë reagime me afrimitetin e tyre, duket se kanë dalë kundër njëri-tjetrit dhe këtë e tregon më së miri debati i fundit që kanë pasur.

Ndër të tjera, përplasja mes tyre, që në fakt nuk dihet saktë se cfarë e nisi, ka degraduar deri në ofendime, ndërsa Santiana u dëgjua t’i thoshte Bucit: “Mashtrues, Dyfytyrësh, Manipulues dhe Besëprerë”.

Madje ajo e akuzoi se po luan njësoj si Ganiu, me të cilin Santiana deri më tani, por edhe vetë Buci kanë pasur mjaft përplasje, ndërsa ky i fundit ju drejtua banores me fjalët:

“Më trego se pse jam besëprerë, pse nuk po rri më me ty? Unë krejt gjërat ti kam mësuar ty, javën tjetër do të të përcjellë ty”.

Pra, përvec ofendimeve të papritura dhe ndryshimit të lojës mes 180 gradë, të paktën kundrejt njëri-tjetrit, kemi edhe “kërcënimet” për nxjerrje nga shtëpia.

Ndërkohë për fansat e reality show-t, kjo mund të jetë edhe një lojë mes dyshes, të cilët e kanë kuptuar që afrimiteti i tyre mund të mos pëlqehet në publik dhe tashmë kanë dalë kundër njëri-tjetrit, për t’i shpëtuar eleminimit, por edhe nominimeve të mundshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49061 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE