Pas mungesës në premierën e filmit dhe në festë, a ishte Arbana në këngën e fundvitit nga Top-i?

vovalbania December 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas mungesës në premierën e filmit dhe në festë, a ishte Arbana në këngën e fundvitit nga Top-i?

Emri i Arbana Osmanit ka qenë një ndër më të komentuarit të muajve të fundit, pasi u përfol për një mosmarrëveshje me televizionin ku ajo ka ndërtuar karrierën e saj shumë vjecare dhe krisje të raportit me drejtuesit e mëdhenj.

Gjithcka nisi pas aludimeve se moderatorja nuk do të prezantojë këtë vit spektaklin e ‘Big Brother Vip’, i cili së fundmi është konfirmuar se ky pozicion i është besuar Ledion Liços.

Por Arbanën do ta shohim po në ‘Top Channel’ me projekte të cilat do të na i zbulojë vetë moderatorja. Të paktën këtë ka lënë të kuptohet me postimet e shumta në rrjete sociale.

Klipi i fundit i këngës së fundvitit ka shuar njëherë e mirë zërat pasi prezantuesja shfaqet mes gjithë personazheve të njohur dhe stafit të televizionit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49611 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE