18-vjeçari u hodh nga tarraca e pallatit në Korçë, ja çfarë deklaruan shokët!

vovalbania December 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
18-vjeçari u hodh nga tarraca e pallatit në Korçë, ja çfarë deklaruan shokët!

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë ku një 18 vjeçar nga Durrësi u vetëhodh nga tarraca e një pallati të lartë në Korçë ku kishte shkuar të festonte Krishtlindjen me shoqërinë. Mësohet se para uniformave blu, 7 shokë të viktimës deklaruan se ishin në gjumë kur shoku i tyre ndërmori aktin e rëndë që i kushtoi jetën.

Ata u shprehën se nuk e dinin çfarë kishte ndodhur për shkak se kishin konsumuar alkool dhe kanë qenë në gjendje të dehur, pas festimeve në një lokal nate në qytetin juglindor. Ka dyshime se krahas alkoolit, 18 vjeçari ka konsumuar edhe lëndë narkotike e në gjendje të rënduar u hodh nga tarraca e pallatit ku kishin marrë me qira një apartament.

Ngjarja ka tronditur jo vetëm grupin e djemve, por edhe familjarët e opinionin publik. Më herët, policia njoftonte:

Më datë 25.12.2023, rreth orës 03:50, në lagjen nr. 17, Korçë, në trotuar, është gjetur i pajetë shtetasi G. M., 18 vjeç, banues në Durrës. Nga hetimet e para dyshohet se ky shtetas nën efektin e pijeve alkoolike, mund të jetë vetëhedhur nga tarraca e një pallati, në të cilin 18-vjeçari së bashku me disa shokë të tjerë kishin marrë me qera ditore, një hyrje apartamenti në katin e tetë (të fundit) të tij.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit Korçë, për të kryer veprimet mjeko-ligjore.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar të gjithë personat që u gjetën në ambientin të cilin e kishin marrë me qera dhe vijon intervistimi i tyre për sqarimin e plotë të rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes së rëndë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50580 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE