Kiara flet për momentin kur zbuluan pritjen e ëmbël me Luizin: “Kemi qarë gjithë ditën”

vovalbania December 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kiara flet për momentin kur zbuluan pritjen e ëmbël me Luizin: “Kemi qarë gjithë ditën”

Shtatëzania e Kiara Titos ishte një nga temat më të përfolura gjatë javëve të fundit në rrjetet sociale.

Së bashku me Luizin, ata vendosën që lajmin e pritjes së ëmbël ta bënin publik me anë të një kënge kushtuar pikërisht vajzës që do të vijë në jetë.

E ftuar ditën e sotme në një intervistë për “Ftesë në 5”, Kiara tregoi momentin e parë kur zbuloi shtatëzaninë.

Ajo u shpreh se bëri 3 teste pasi nuk arrinte ta besonte që me të vërtetë po priste një fëmijë, ndërsa tha se Luizit ja bëri suprizë.

Kiara tregoi se as këngëtari nuk po e besonte çka po shihte dhe në formë shakaje kishte pyetur Kiarën nëse testi tregonte se kishte dalë pozitive me Covid.

Ajo tha se të dy u prekën shumë nga ai moment dhe kanë qarë gjithë ditën, normalisht me lot gëzimi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49350 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE