Mos e humbisni, bebi shkelmon barkun e Kiarës LIVE në emision(VIDEO)

vovalbania December 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mos e humbisni, bebi shkelmon barkun e Kiarës LIVE në emision(VIDEO)

Moderatorja Kiara Tito ishte e ftuar sot në ‘Ftesë në 5’, ku ndau për publikun detaje të pazbuluara më parë, që nga njohja me Luizin në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’, momenti i puthjes së famshme, kurorëzimi i dashurisë e deri tek lajmi më i ëmbël i shtatzënisë, që vazhdon të komentohet dita ditës.

Teksa e cilësoi si kapitullin e ri më të bukur të jetës së saj, Kiara nuk ngurroi të ndajë disa detaje që me gjasë shumë nëna e gjejnë veten, nepsi i shtatzënisë, e netët pa gjumë.

Në intervistën e pasdites së sotme LIVE në emision, ndjekësve të Iconstyle nuk u ka shpëtuar një detaj i ëmbël në barkun e moderatores që ndodhi në transmetim të drejtpërdrejtë.

Siç shihet edhe në videon më poshtë që mbërriti pak minuta më parë në redaksinë tonë, në një moment bebushja shkelmon barkun e Kiarës.

https://vip-magazine.al/wp-content/uploads/2023/12/Snapinsta.app_video_411584675_680119377575052_8988629424078930011_n.mp4
Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48894 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE