Pesë orë luftë me flakët! Përfundon operacioni i shpëtimit në qendrën tregtare të Lushnjës! 39 qytetarë dhe 3 zjarrfikës në spital!

vovalbania December 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pesë orë luftë me flakët! Përfundon operacioni i shpëtimit në qendrën tregtare të Lushnjës! 39 qytetarë dhe 3 zjarrfikës në spital!

Përfundoi operacioni i evakuim shpëtimit në qendrën tregtare në Lushnjë.

Operacioni për evakuimin dhe shpëtimin e qytetarëve të bllokuar në qendrën tregtare në Lushnjë ka përfunduar pas pesë orësh luftë me flakët.

Janë evakuuar dhe dërguar në spital për ndihmë mjekësore rreth 39 qytetarë dhe tre punonjës të zjarrfikëses, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në operacion morën pjesë Forcat Renea, Forcat e Sigurisë Kombëtare, Njësitë Shqiponja, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe zjarrfikësit.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet  Rrumbullaku, Zëvëndës, Drejtori i Përgjithshëm Sokol Bizhga, Drejtori Vendor i Policisë Fier Lorenc Panganika, Drejtues të tjerë të DVP Fier dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit panë nga afër situatën.

Një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49984 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE