Tregon pseudonimin që i ka vendosur, Kiara flet për raportin me vjehrrën

vovalbania December 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tregon pseudonimin që i ka vendosur, Kiara flet për raportin me vjehrrën

Kiara Tito ka folur për raportin me vjehrrën në një intervistë të fundit, duke u shprehur se janë si shoqe.

Ajo po ashtu është rrëfyer edhe mbi shtatzëninë, teksa nuk kanë munguar as lotët.

“Kemi një raport si shoqe. Unë i them Anxhi. Flasim shpesh në telefon, ajo është në SHBA tani. Më pyet shumë për vajzën, është shumë meraklie!”, tha Kiara.

Kiara ka kujtuar edhe përvojën e saj në BBVA.

“Nëse jeta ime do të ishte një libër padiskutim, ky do të ishte kapitulli i ri më i bukur. Në shumë momente kur Luizi nuk ishte afër meje unë e kërkoja me sy. Ku është? Pse s’është afër meje? Megjithatë në një njohje do kohën tënde, hapësirën tënde dhe unë mora gjithë kohën e mundshme, e studiova dhe e lashë veten të lirë në ndjesitë e mia. As nuk e kam menduar që kishte një Shqipëri të tërë që po na ndiqte kur Luizi më propozoi në shtëpi. M’u duk sikur ishim vetëm ne aty dhe nuk ekzistonte asgjë tjetër. Pavarësisht se ishte lojë mua mu duk sikur ishte dasmë e vërtetë dhe dëshirën dhe kuriozitetin për ta puthur e pata aty në moment”, shprehet ajo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50100 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE