Qëlluan me armë berberhanen në Fier, pranga njërit prej autorëve!

vovalbania December 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Qëlluan me armë berberhanen në Fier, pranga njërit prej autorëve!

Policia e Fierit zbardh ngjarjen e djeshme në Fermë Çlirim, ku u qëllua me armë zjarri drejt një berberhaneje. Në pranga ra një 22-vjeçar dhe u shpall në kërkim i dyshuari si bashkëpunëtor i tij. Mësohet se më herët, kishin patur konflikt me një klient, ndaj hapën zjarr. Automjeti tip “ML” që përdorën, më vonë u gjet i braktisur në fshatin Baltëz.

Njoftimi zyrtar: 

Në pranga ka rënë njëri prej autorëve, M. (M), 22 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, G. H.(M)., 33 vjeç. Ata qëlluan me armë zjarri drejt berberhanes, pas një konflikti për motive të dobëta, ndodhur kohë më parë, me 30-vjeçarin me iniciale, E. K., 30 vjeç, klient në berberhanen e shtetasit B. K.

Pasi qëlluan me armë zjarri, ata janë larguar me automjetin tip “ML”, i cili u gjet i braktisur në fshatin Baltëz.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE