Zbulohen disa nga skenat e hequra në filmin “5 herë jo”, mes tyre edhe këngëtarja e njohur!

vovalbania December 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohen disa nga skenat e hequra në filmin “5 herë jo”, mes tyre edhe këngëtarja e njohur!

Në mbrëmjen e 12 dhjetorit u mbajt premiera e filmit të shumëpritur, “5 herë jo”, me protagonist ciftin Donald-Bora.

Mbrëmjes speciale iu bashkuan kolegë dhe miq të ciftit, por edhe shumë personazhe të njohur.

Filmi u realizua me sukses dhe që në natën e parë arriti të thyente rekord në kinematë shqiptare, duke u shpallur filmi me më shumë bileta të shitura brenda një dite, duke ia kaluar kështu edhe filmit “Në kuadër të dashurisë”, pjesë e të cilit ishte Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari.

Mirëpo nga ky film i suksesshëm janë jo pak skena, për të cilat na ka bërë me dije Donald Veshaj pak më parë.

Ai ka postuar disa foto dhe video nga xhirimet e filmit, ku tregon skenat që janë fshirë nga filmi, mes tyre edhe një moment ku shfaqet këngëtarja e njohur, Semi Jaupi.

“Semi Jaupaj është tek kjo skenë që është heq edhe unë dua që ju ta shikoni sepse është shumë e bukur”, shkruan Donaldi.

“Skena qe eshte heq nga filmi”, shkruan Donaldi. në një tjetër postim.

“Një tjetër skenë që është hequr nga filmi”, vazhdon ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49177 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE