Zjarri në qendrën tregtare në Lushnje, reagon Balla: Situata e vështirë rreziku…

vovalbania December 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zjarri në qendrën tregtare në Lushnje, reagon Balla: Situata e vështirë rreziku…

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me zjarrin në qendrën tregtare Metropol në Lushnjë.

Balla shkruan se është situatë e vështirë rreziku, pasi ndërtesa, në katet e mësipërme, ka dhe mjedise banimi.

“Forcat zjarrfikëse dhe policia po luftojnë për të vendosur nën kontroll situatën e rëndë”, shkruan ndër të tjera ministri.

“Një zjarr i madh në Qendrën Tregtare Metropol në Lushnjë ka krijuar një situatë tepër të vështirë rreziku, ndërsa ndërtesa ka dhe mjedise banimi në katet e sipërme. Forcat zjarrfikëse dhe policia po luftojnë për të vendosur nën kontroll situatën e rëndë”, shkruan Balla.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:40. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe po marin masa për evakuimin e qytetarëve dhe banorëve në qëndrën tregëtare.

Janë dërguar edhe forcat e sigurisë kombëtare në mbeshtetje të Policisë Vendore për evakuimin e qytetarëve.

Shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Eshtë ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.

Është bërë i mundur evakuimi i disa personave në një krah i godinës. Në këtë qendër tregtare ka edhe apartamente ku jetojnë njerëzit.

Nuk ka një shifër të saktë se sa persona janë, por shumica në dyqane kanë dalë jashtë, më të rrezikua janë banorët e pallatit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50256 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE