Iku shumë e re! Largimi nga ekrani dhe divorci, jeta mes sfidave dhe dashurisë e Ilda Gjonit

vovalbania December 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Iku shumë e re! Largimi nga ekrani dhe divorci, jeta mes sfidave dhe dashurisë e Ilda Gjonit

Lajmi për largimin e parakohshëm nga jeta të Ilda Gjonit ka tronditur rrjetin. Ilda ishte vetëm 48 vjeç, kur ditën e djeshme mbylli sytë përgjithmonë.

Ndoshta shumë e njohin si motra e madhe e Inisit dhe Ingridit, por Ilda ka qenë e para nga familja që ka qenë pjesë e ekranit si moderatore.

Por dalja e saj në ekran nuk zgjati shumë, pasi Ilda u bë nënë shumë e re, në moshën 18 vjeçare ka sjellë në jetë vajzën e parë, Annën, që sot ësht aktorja shumë e dashur e publikut shqiptar.

Pas 5 vitesh, Ilda u bë nënë për herë të dytë sërish me një vajzë. 4 vite më vonë, në moshën 27 vjeçare, kur vajza e madhe ishte 9 vjeç Ilda u divorcua me bashkëshortin.

Por Anna nuk e kujton aspak si dramë këtë periudhë, përkundrazi.

“Kam qenë 9 vjeç, por nuk e kam marrë si disfatë. Unë kam marrëdhënie shumë të mirë me babin dhe me mamin, nuk e kam marrë si traumë fëmijare. Bashkëshorti i sime mëje është një njeri i mrekullueshëm dhe shkon shumë mirë edhe me babin tim. Kjo na ka ndihmuar shumë për të qenë edhe në harmoni si familje”, tregon Anna Lika në një intervistë të disa viteve më parë.

Nga martesa e dytë, disa vite më vonë familja u shtua edhe me një djalë.

Marrëdhënia e Ildës me dy motrat e saj, Inisin dhe Ingridin ka qenë më shumë se speciale. Motrat kishin zgjedhur të jetonin shumë pranë njëra tjetrës, në një lagje.

“Më këpute shpirtin moj mami. Dua të jetë një ëndërr e keqe. Nuk e di a ta thash dot mjaftushëm që të dua. Të mori Zoti në ditën më të shenjtë që ti të jesh ëngjelli jon. “Ne” përgjithmonë””, kanë qenë këto fjalët e para publike të Anna Likës pas humbjes së të ëmës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE