Tradita çnjerëzore në Nepal për vajzat dhe gratë gjatë menstruacioneve!

vovalbania August 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tradita çnjerëzore në Nepal për vajzat dhe gratë gjatë menstruacioneve!

Në Nepal çdo vajzë, në periudhën e menstruacioneve dërgohet në një kasolle prej balte, shumë larg shtëpisë dhe fshatit të saj. Në këtë kasolle, ato do duhet të jetojnë me pak ose aspak furnizime ushqimore, pak ose aspak ujë dhe pa produkte të higjienës personale që plotësojnë kushtet e duhura. E gjitha kjo sepse Zoti do të zemërohet nëse një vajzë gjatë menstruacioneve prek dikë dhe këtij të fundit do t’i ndodhin gjëra të këqija dhe do të sëmuret.

Kjo praktikë ka sjellë edhe një bilanc negativ, ku jo më pak se 1 javë më parë, një e re humbi jetën për shkak të hipotermisë. Ndërkohë, ka pasur vdekje për shkak të sulmit të kafshëve, si në rastin e një 16-vjeçareje, e cila u pickua nga një gjarpër vdekjeprurës, ndërsa shpesh gratë që jetojnë me ditë në kasolle marrin pneumoni ose sëmundje të rënda të frymëmarrjes.

Tabutë rreth periodave janë veçanërisht të forta në pjesë të tilla të botës, duke pasur parasysh se gratë janë të detyruara të durojnë të gjitha llojet e paragjykimeve ndaj tyre. Ndërkaq, theksojmë se noti është një lloj aktiviteti i shkëlqyer fizik për gratë dhe është fantastik për të hequr qafe simptomat e pakëndshme menstruale. Dr.Suzana Unsworth shpjegon se noti gjatë menstruacioneve është plotësisht i sigurt dhe mund të jetë i dobishëm, sepse ushtrimet mund të lehtësojnë dhimbjet menstruale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51067 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE