Rrëfimi mes lotësh i Kiara Titos për pritjen e ëmbël: “Luizi tha kur të shkojmë në Turqi do bëjmë Osmanin…”

vovalbania December 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rrëfimi mes lotësh i Kiara Titos për pritjen e ëmbël: “Luizi tha kur të shkojmë në Turqi do bëjmë Osmanin…”

Moderatorja e njohur, Kiara Tito, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka bërë një rrëfim emocional dhe ka folur për pritjen e ëmbël. Mes batutash, ajo tha se vajza u ngjiz në Turqi, aty ku qëndruan për një periudhë qetësie pas përfundimit të “Big Brother VIP”.

Ai tha kur të shkojmë në Turqi do bëjmë Osmanin. Nuk doli Osman, doli princeshë. Ishin disa ditë ku u kënaqëm, shijuam njëri-tjetrin. I mbaj mend si ditë shumë të bukura dhe nuk do t’i harroj. Në ato momente nuk mendon të bësh surpriza. Në ato momente bëra një kuti të vogël, ia tregova kur erdhi në shtëpi. Nuk e besonte fare, bënte shaka, më tha: ‘je me Covid?’ Bëra disa teste, nuk e besoja, thosha si ka mundësi që të vijë një bekim aq i madh. Ishte një gjë që kisha kohë që e doja, ishte ajo ora biologjike kur dëshiron të bëhesh nënë.

Çfarë ka ndryshuar te moderatorja gjatë kësaj periudhe? Ajo thotë se ka më shumë neps për ëmbëlsira, por nuk është me fiksime dhe “nuk e zgjon Luizin gjatë natës”.

Janë ëmbëlsirat, që para se të mbetesha shtatzënë nuk i thosha dot jo. I them të gjithëve mos më merrni bakllava. Nuk e zgjoj Luizin në mes të natës. Çohem i bëj vetë gjërat, nuk jam me fiksime. E kam marrë me qetësi.

Nostalgjike, ish-konkurrentja e “Big Brother VIP 2” kujtoi përvojën e saj në reality show dhe dasmën e bërë:

Dasma në 1 shkurt ndjeva që ishte një dasmë e vërtetë. Po dridhesha, ishte ftohë, kisha shumë emocione. E rishoh prapë në YouTube. Nuk besoj se do të harrohet si mbrëmje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE