Si është marrëdhënia e saj me vajzën e Albanit? Bieta befason të gjithë: Asnjëherë nuk bëj…

vovalbania December 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Si është marrëdhënia e saj me vajzën e Albanit? Bieta befason të gjithë: Asnjëherë nuk bëj…

Autorja dhe moderatorja e emisionit “Ftesë në 5” Bieta Sulo, ka rrëfyer në emisionin “Në Shtëpinë Tonë” marrëdhënien e veçantë dhe të ngushtë me Xhoelin, vajzën e partnerit të tij prej vitesh Alban Dudushi.

Bieta ka treguar njohjen e saj të parë me të, ndërsa ka theksuar faktin se pse asnjëherë nuk është përpjekur që në këtë raport shume të ngushtë, t’i zëvendësojë asaj rolin e mamasë.

“Në marrëdhënie të tilla, ajo që bëhet gabim, është që gratë e baballarëve, ndonjëherë tentojnë të bëjnë mamatë pa dashje, ndërkohë pse duhet të tentosh këtë rol, kur fëmija i gëzon lumturisht dhe i pastë me jetë të dy prindërit.

Ti je mikesha në krah kur mbi të gjitha, diferenca e moshës është më e vogël mes meje dhe saj. Edhe kur jemi tani me pushime, jemi gjithmonë me Xhoelin, ‘A mo Alban, a do të dalim’, pra jemi motori për të bërë disa gjëra më shumë për të qenë më festive, më të aventurës, sado qe Kroi Art, e ka ulur pak ritmin, por në fund ndahen kampet, Albani me Kroin dhe unë me Xhoelin”, tha Bieta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50114 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE