Volkswagen konfirmon se Golf GTI tërësisht elektrik do të vijë në vitin 2026!

vovalbania December 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Volkswagen konfirmon se Golf GTI tërësisht elektrik do të vijë në vitin 2026!

Kreu i dizajnit të brendit Volkswagen, Andreas Mindt, ka konfirmuar zyrtarisht se një model i ri Golf GTI, tërësisht elektrik, do të dalë në treg në vitin 2026. Në një postim në Instagram, Mindt shfaqi historikun e GTI, duke filluar me atë të vitit 1975. “Në vitin 2026, ne do të prezantojmë versionin elektrik të këtij modeli ikonik”,-shkroi Mindt.

Krahas postimit, ai ndau edhe një skicë, duke krahasuar GTI-në origjinale me ID-në e ardhshme elektrike. Ndërsa VW ka konfirmuar synimin e saj për të prodhuar modelin elektrik të Golf GTI muaj më parë, tani e kanë zyrtarizuar daljen e tij në treg.

Në atë kohë, VW e përshkroi ID GTI-në si një koncept afër asaj që po planifikonte të prodhonte. Teagimet ndaj makinës ishin pozitive, falë pamjes dhe performancës së tij. Fatkeqësisht, detajet rreth fuqisë së modelit nuk janë publikuan ende. Megjithatë, thuhet se ka të ngjarë që motori i tij të ketë fuqi më shumë se 150 kW. VW po punon për të siguruar që versioni ID të ketë një çmim bazë prej më pak se 25 mijë euro, ndërsa ID GTI me performancë më të lartë do të kushtojë më shumë se kaq. Mbetet për t’u parë nëse ky model do të shitet jashtë Evropës.

Rikujtojmë, se Volkswagen ka njoftuar se do të reduktojë fuqinë punëtore në vitet e ardhshme. Kompania po kërkon të rrisë rentabilitetin dhe të rifillojë një tranzicion fillimisht jo shumë të suksesshëm drejt makinave elektrike. “Gjatë viteve të ardhshme, ne do të duhet të reduktojmë fuqinë tonë punëtore në një mënyrë të përgjegjshme shoqërore”,-tha Gunnar Kilian, kreu i burimeve njerëzore.

“Fokusi do të jetë në pensionimin e pjesshëm të parakohshëm në masën më të madhe të mundshme”,-shtoi ai, në një deklaratë të lëshuar pas një takimi me punonjësit në Wolfsburg, selia e kompanisë. Ai nuk saktësoi se cilat marka nga dhjetë do të preken nga masat e reja, por tha se synimi është të ulen me rreth 20% kostot e punonjësve jashtë prodhimit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE