Të gjithëve na pëlqen të rrimë me pizhame në shtëpi, por e vëmë me bast që nuk e dini sa shpesh duhet t’i lani ato!

vovalbania September 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Të gjithëve na pëlqen të rrimë me pizhame në shtëpi, por e vëmë me bast që nuk e dini sa shpesh duhet t’i lani ato!

Disa njerëz i lajnë pizhamet çdo ditë, por shumica e njerëzve mendojnë se nuk është e nevojshme t’i ndërrojmë ato çdo ditë, pasi me to vetëm flemë. Por, a keni menduar ndonjëherë se sa shpesh duhet t’i lani ato? Sipas doktoreshës Neha Pathak, pizhamet duhet t’i lani shumë më shpesh sesa mendoni.

Ekspertja shprehet se pizhamet mbledhin të gjitha bakteret dhe substancat e dëmshme nga lëkura jonë, por edhe nga gjithçka që na rrethon teksa jemi duke fjetur. Pathak shpjegon:

Pizhamet mbledhin djersën, vajrat e trupit, qelizat e vdekura të lëkurës dhe potencialisht alergjenët dhe bakteret që mund të grumbullohen gjatë gjithë natës.

Kjo është arsyeja pse larja e rregullt është shumë e rëndësishme. Mirëpo, e gjitha varet nga preferencat personale duke marrë këta faktorë. Frekuenca e rekomanduar e larjes së pizhameve është pas një deri në tri veshje. Megjithatë, nëse djersiteni shumë gjatë gjumit, është mirë që t’i lani pizhamet tuaja pas çdo veshjeje.

E gjithë ajo djersë dhe sekrecionet e tjera trupore mund të krijohen dhe të bëhen një terren zhvillimi për bakteret dhe kërpudhat që më pas mund të vijnë në kontakt me lëkurën tuaj. Gjithashtu, grumbullimi i këtyre sekrecioneve mund të çojë në aroma që mund të ndikojnë në gjumin tuaj.

Moslarja e duhur e pizhameve mund të çojë gjithashtu në grumbullimin e alergjenëve nga merimangat, pluhuri dhe qimet e kafshëve shtëpiake, të cilat mund ta irritojnë lëkurën ose t’ju bëjnë të teshtini gjatë gjithë natës dhe të rrjedhje nga hundët. Mjekja këshillon që duhet t’i lani shpesh edhe peshqirët, fustanet, fundet dhe pulovrat. Ndërkaq, getat, reçipetat dhe të brendshmet, duhet të lahen pas çdo përdorimi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48932 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE