Jasir Asani zbulon vajzën që i ka rrëmbyer zemrën!

vovalbania December 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jasir Asani zbulon vajzën që i ka rrëmbyer zemrën!

Ditën e sotme, i ftuar në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Elona Duron në “TAR”, ka qenë futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare, Jasir Asani.

Ndër të tjera, “snajperi” i përfaqësues shqiptare ka zbuluar më shumë detaje nga karriera, jeta personale dhe suksesi i tij i fundit, në kualifikueset e “Euro2024”.

Si rrallë më parë, Asani u pyet nëse i shkruajnë shumë vajza në rrjetet sociale apo se cili ka qenë komenti më i bukur ose më i veçantë që i kanë bërë, teksa zbuloi:

“(Për komentin) Disa tifozë që e kanë bërë nga Maqedonia “Je i bukur si një gol i Jasir Asanit”

Ndêrsa, i pyetur si është zemra e Jasir Asanit për momentin përveç se me emocionin e madh për kombëtaren, ai tha se është “e mbyllur”.

Por, nëse ështê e mbyllur se nuk pranon apo e mbyllur sepse ka dikê aty tashmë, ai tha: “Ka një dhe është tiranase”. 

Jasiri shtoi gjithashtu se nuk është pjesë e showbiz-it dhe që edhe mamaja e tij e këshillon që të kujdeset shumë për partneren, edhe pse ai i ka thënë që të rri e qetë sepse ka bërë zgjedhjen e duhur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49174 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE