Kolona zanore e filmit “5 herë JO” vjen me një version të ri!

vovalbania December 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kolona zanore e filmit “5 herë JO” vjen me një version të ri!

Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë realizuar filmin e tyre të parë “5 Herë Jo”, të cilin njerëzit e kanë përqafuar menjëherë. Ky projekt i ri filmik pati premierën absolute më 12 Dhjetor në Cineplexx TEG dhe tashmë është në çdo kinema. Kurioziteti i njerëzve ka qenë i madh dhe janë drejtuar drejt kinemasë për të ndjekur këtë film të ri. Së fundmi, është bërë me dije se “5 Herë Jo” ka thyer rekordet në fundjavën e parë të transmetimit në Cineplexx me mbi 12000 bileta të shitura.

“Obesesion” është kolona zanore e filmit, e cila është pëlqyer shumë nga publik dhe dihet tashmë se është realizuar nga Alban Skënderaj. Ditën e djeshme Bora, Donaldi, Romeo dhe Albani kanë publikuar një video së bashku dhe na kanë zbuluar surpizën e tyre për të gjithè ndjekësit. Tashmë kënga “Obsesion” do të vijë me një version ndryshe më të gëzueshëm dhe do të publikohet nesër në orën 18:00. Me anë të videos të katërt kanë zbuluar pak nga versioni i ri duke kërcyer nën ritmet e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bora Zemani (@borazemani)

Së fundmi Donaldi ka postuar disa pamje nga skena të xhiruara për filmin “5 Herë JO”, por janë pjesë që janë hequr dhe nuk janë vendosur në film. Nga pamjet shohim Borën dhe Donaldin duke kërcyer, të shtrirë në tokë duke fjetur dhe një skenë ku duket një grua fallxhore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48797 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE