Përplasen dy makina në aksin rrugor Dimal-Kuçovë, plagosen tre persona!

vovalbania December 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përplasen dy makina në aksin rrugor Dimal-Kuçovë, plagosen tre persona!

Një aksident ka ndodhur sot në aksin nacional Dimal-Kuçovë.

Dy mjete, njëri ‘Mercedes Benz’ dhe tjetra ‘Nisan’ janë përplasur ballazi me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes së fortë, të dyja mjetet janë shkatërruar në pjesën e përparme, ndërkohë që për shkak të mirëfunksiomit të airbag, janë plagosur lehtë dy drejtuesit dhe një pasagjer.

Të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e qytetit të Kuçovës, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë së qarkullimit rrugor. Ata janë duke kryer kqyerjen e vendit të ngjarjes për të zbuluar edhe shkaqet e dinamikën e aksidentit të rëndë, që paraprakisht mendohet se është shkaktuar nga një parakalim i gabuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50317 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE