Kushtetuesja rrëzon Dhomën e Avokatisë dhe Komitetin e Helsinkit, kërkuan shfuqizimin e hartës së re gjyqësore..

vovalbania December 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kushtetuesja rrëzon Dhomën e Avokatisë dhe Komitetin e Helsinkit, kërkuan shfuqizimin e hartës së re gjyqësore..

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar me shumicë voshtas kërkesën e Dhomës së Avokatisë dhe Komitetit të Helsinkit për shfuqizimin e hartës së re gjyqësore.

Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese nënvizohet se nuk cenohet e drejta e aksesit në Gjykatë dhe barazia para ligjit.

‘Gjykata, në këndvështrim të përmbajtjes së neneve 42 dhe 17 e Kushtetutës, vlerësoi se duke marrë në konsideratë balancën e pasojave, kjo e drejtë nuk u vërtetua se është cenuar në atë nivel që pasojat negative të jenë më të rënda se sa e drejta për eficence, efikasitet dhe cilësi në dhënien e shërbimit te drejtësisë. Pra, kjo ndërhyrje nuk cenon parimin e proporcionalitetit. Ne vlerësimin e Gjykatës, kur krahasohen këto pasoja, është veçanërisht e rëndësishme të theksohet se individët kanë mundësinë të ushtrojnë të drejtën kushtetuese për akses në gjykatë, pavarësisht pasojave negative që u vijnë përmes riorganizimit gjyqësor, të cilat në thelb nuk e bëjnë të pamundur ushtrimin e kësaj të drejte.’- thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Sa i takon pretendimit për cenimin e lirisë së veprimtarisë ekonomike, Gjykata thotë se ‘pasi e vlerësoi atë në këndvështrim të neneve 11 dhe 17 e Kushtetutës arriti në përfundimin se edhe pse ka kufizim të kësaj lirie, ai respekton kriterin kushtetues të proporcionalitetit të ndërhyrjes’.

Duke u ndalur tek pretendimi tjetër për cenimin e parimit të barazisë para ligjit Gjykata Kushtetuese argumenton se: ‘në këndvështrim të përmbajtjes së neneve 11 dhe 18 te Kushtetutës, vlerësoi se edhe pse akti kundërshtuar ka sjellë një diferencim, në rastin konkret ekziston një përligje e arsyeshme dhe objektive.’

Vendimi për hartën e re gjyqësore u miratua më 10 Qershor 2022 nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Pas vendimmarrjes së KLGj-së avokatët protestuan dhe bojkotuan seancat gjyqësore për periudhën 14 deri 17 Qershor.

Aktualisht Shqipëria ka 6 apele në të gjithë vendin dhe reduktohet në një Apel kombëtar ndërsa 13 do të jetë numri i gjykatave të Shkallës së Parë nga 22 që është aktualisht. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë. –Sh.c–

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48703 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE