Vendimi i Gjykatës së Lartë për vulën, PD-ja e Bashës: Çështja peng i procedurave juridike!

vovalbania December 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vendimi i Gjykatës së Lartë për vulën, PD-ja e Bashës: Çështja peng i procedurave juridike!

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Lartë që ktheu sërish në Apel çështjen për vulën e PD-së. Gjykata detyron Apelin të marrë vendim në themel për vendimin e mëparshëm të Agron Zhukrit, që i la vulën e PD-së Berishës. Këtë vendim, PD-ja e quan “peng të procedurave juridike”.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është një tjetër hap drejt vendosjes se drejtësisë se vonuar për çështjen e PD. Partia Demokratike mbetet e bindur qe kjo çështje, peng i procedurave juridike do te gjeje zgjidhjen e duhur dhe ligjore pa vonesat e shkaktuara nga ata qe minojnë drejtësinë dhe te tjerët qe i tremben forcimit te opozitës.

Në mars të këtij viti, Gjykata e Apelit vendosin rrëzimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri dhe kthimin e çështjes për shqyrtim në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese.

Kujtojmë se gjyqtari Agron Zhukri njohu Kuvendin e Berishës të 11 dhjetorit 2021 si legjitim, ndërsa Enkelejd Alibeaj, në atë kohë kryetar i komanduar i PD-së, ankimoi vendimin.

Nga ana tjetër, Gjykata e Tiranës vendosi  pezullimin e çështjes për shqyrtimin e kërkesës së Lulzim Bashës për miratimin e Kuvendit Kombëtar të 2 Shtatorit, duke pranuar kërkesën e grupit të deputetëve të drejtuar nga Gazment Bardhi.

Gjyqtari Niko Rapi konstatoi se pa u zgjidhur konflikti që është në Gjykatën e Lartë mbi Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit, nuk mund të zhvillohet e të konsiderohet i vlefshëm asnjë Kuvend Kombëtar i mbajtur më pas apo Statut i ndryshuar.

Në këtë mënyrë Statuti i dalë më 2 Shtator, përmes të cilit Lulzim Basha u caktua edhe Kryetar i Grupit Parlamentar nuk është njohur nga gjykata. Grupi i deputetëve të mandatuar nga Këshilli Kombëtar i thirrur nga Gazment Bardhi kërkoi nga gjykata pezullimin e çështjes, kërkesë që u pranua nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë.

Me statutin e 2 shtatorit, Basha përqendroi pushtetin në duart e tij, duke marrë jo vetëm postin e kryetarit të partisë, por edhe të kryetarit të grupit parlamentar. Një tjetër ndryshim ishte përjashtimi nga anëtarësia e demokratëve që kanë garuar për subjekte të tjera zgjedhore, pra mbështetësit e Sali Berishës që kandiduan në zgjedhjet e 14 Majit për koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49357 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE