Komenti i Anitës për virgjërinë e Shqipes ngjall reagime të shumta

vovalbania December 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Komenti i Anitës për virgjërinë e Shqipes ngjall reagime të shumta

Anita Haradinaj sërish është vënë në qendër të kritikave të njerëzve, sidomos pasi ajo komentoi se Shqipja është 32 vjeç dhe e virgjër.

Anita dhe Shqipja patën një përplasje, pasi konkurrentja i tha opinionistes që të mos flasë kot kur nuk i sheh. Opinionistja, nga ana tjetër, iu referua debateve të Shqipes me Albën, duke i thënë: “Të gjykosh Albën që rri nëpër lavanderi dhe është 22 vjeç…Shqipe, për ty që je 32 vjeç dhe të thuash që je e virgjër, ç’të themi pastaj”.

Shqipja e pyeti se ç’lidhje kishte komenti i saj me virgjërinë dhe Anita vijoi: “Alba është totalisht në komoditetin e vet, të moshës së vet”.

“Kjo e justifikon?”, pyeti Shqipja, për të marrë përgjigjen e Anitës: “Pse, do të justifikoj Shqipen, 32 vjeç, të virgjër?”, duke shtuar se Shqipja e ka lodhur me moralizma.

“E kam moralin shumë të lartë”, u shpreh Shqipja dhe Anita ia priti: “S’ke fare moral moj, se ti bën thashetheme dhe intriga gjithë ditën. Ku është morali tek ty Shqipe?”.

Pas komentit të opinionistes, njerëzit menjëherë kanë komentuar duke u shprehur: “Anita, të lutem, shikoje “BBVK” nga shtëpia”; “Ku e merr guximin për t’i thënë dikujt që nuk ka moral?”; “Nuk mund t’i bëhet gjyq dikujt për virgjërinë”; “Anita sa herë që flet për Shqipen dhe për Albën nuk lë rast pa përmendur moshën e të dyjave. Ç’lidhje ka mosha? Të gjithë jemi rritur ndryshe”; “Virgjëria është çështje personale. Jo 32, por 40 e 50 mund të jetë dikush dhe e di vetë se ç’bën”; “Është totalisht puna e Shqipes nëse ka vendosur të jetë e virgjër deri në këtë moshë”; “Anita, skandal opinionet e tua!”; “Anita harron që është opinioniste dhe sillet si banore”, ishin disa prej komenteve të shkruara në rrjetet sociale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE