GJKKO-ja dënon me tre vite burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla!

vovalbania December 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
GJKKO-ja dënon me tre vite burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla!

Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka shpallur fajtor ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla, duke e dënuar me tre vite burg, për akuzat e shpërdorimit të detyrës, shkeljes së barazisë në tendera, si dhe falsifikimit.

Ish-kryebashkiaku Alla do të kryejë vetëm 2 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar. Po ashtu, fajtorë u shpallën dhe 8 persona të tjerë.

Ish-kryebashkiaku dyshohet se në bashkëpunim me ish-zyrtarë, favorizoi dy kompani gjatë procedurës së prokurimit publik, me qëllim që më pas, punimet për ujësjellësin t’i kryejë kompania tjetër që është në administrimin e Aqif Koneshës. Bëhet fjalë për tenderin “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë rreth 3 milion euro e me afat kohor 10 mujor.

Lefter Alla u arrestua më 15 mars të vitit 2023 bashkë me 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të bashkisë, me akuzat për shkelje të barazisë në tendera e shpërdorim detyre. Kjo mbi dyshimet e abuzimit në një tender me vlerë 3 milion euro.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49964 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE