Arbana apo Ledioni, Top Channel shuan dyshimet për Big Brother Vip

vovalbania December 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arbana apo Ledioni, Top Channel shuan dyshimet për Big Brother Vip

Spektakli më i ndjekur në Shqipëri, “Big Brother VIP 3” do të nisë më 13 janar dhe do të prezantohet nga Ledion Liço, ashtu siç kishte raportuar ekskluzivisht Vip-magazine.al.

Me anë të një promoje janë zbuluar disa detaje të vogla se çfarë na pret këtë fillim viti të 2024-ës.

Të gjithë banorë përveç njërit, po këta të tjerët kush janë, zbulojeni nga 13 janari.

“Big Brother Vip Albania”, në spektaklin e ndjekur kudo ku ka shqiptarë, banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Ai është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë e këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Deri më tani kanë qenë të shumtë emrat e personazheve VIP, të cilët janë aluduar se do të jenë pjesë si banorë këtë edicion, por ende nuk është konfirmuar asgjë.

Për të mësuar se si do të jetë formati i këtij edicioni të tretë do duhet të prisni dhe pak ditë

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51690 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE