Një tjetër tragjedi në Kosovë, humb jetën në mënyrë të mistershme një 34 vjeçare

vovalbania December 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një tjetër tragjedi në Kosovë, humb jetën në mënyrë të mistershme një 34 vjeçare

Një grua ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një hotel në zonën e Graçanicës, në Kosovë.

Dyshohet se ajo ka rënë nga kati i dytë i një hoteli “Venus” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, sipas njoftimit, viktima është Artila Kameri e moshës 34 vjeçare.

“Sot në stacionin policor të Graqanicës është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një femër 34 vjeç, vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, ka thënë Flora Ahmeti për mediat në Kosovë.

Ndërkohë, në lidhje me rastin për “Express” ka folur edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj. Siç ka njoftuar ajo, rasti është inciuar si “hetim mbi vdekjen”.

“Pas pranimit të informatës nga policia, prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të njëjtit trupi i pa jetë është dërguar në IML për t’iu bërë obduksioni, ndërsa rasti është iniciuar “hetim mbi vdekjen”. Prokuroria në koordinim me policinë është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për t’i ndriçuar rrethanat e këtij rasti,” citohet se ka thënë ajo.

Ndërkohë, Nacionale shkruan se në kohën kur ka ndodhur rasti, brenda në hotel kanë qenë edhe dy persona të tjera, një mashkull nga Peja dhe një vajzë nga Gjakova.

Viktima dyshohet se kishte një biznes privat në Gjakovë për estetikë, dhe ka pasur disa paraqitje publike edhe nëpër media vendore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49408 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE