Turqia arreston 29 persona që dyshohet se planifikonin sulme!

vovalbania December 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Turqia arreston 29 persona që dyshohet se planifikonin sulme!

Autoritetet turke kanë arrestuar 29 persona që dyshohet se kanë lidhje me grupin militant, Shteti Islamik. Besohet se ata ishin përfshirë në operacionet e ISIS-it në nëntë provinca, siç bëri të ditur ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya.

Të dyshuarit po planifikonin të sulmonin kisha dhe sinagoga në Stamboll, theksoi Yerlikaya përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter.

Duke cituar burime të sigurisë, agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu njoftoi edhe se gjatë operacionit u kapën tre të dyshuar të lidhur me 29 të arrestuarit. Kjo agjenci shtoi se tre përfaqësues të lartë të ISIS-it u arrestuan, ndërsa raportohet se njëri prej tyre se po planifikonte një sulm ndaj Ambasadës së Irakut në Ankara.

Anadolu nuk dha informacione të tjera lidhur me të dyshuarit apo operacionin. Autoritetet turke kanë intensifikuar operacionet kundër militantëve të ISIS-it dhe militantëve kurdë në javët e fundit, pasi militantët kurdë shpërthyen një bombë në afërsi të ndërtesave qeveritare në Ankara, më 1 tetor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49161 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE