Ushtria polake: Objekt i paidentifikuar hyri nga Ukraina në territorin e Polonisë!

vovalbania December 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ushtria polake: Objekt i paidentifikuar hyri nga Ukraina në territorin e Polonisë!

Një objekt i paidentifikuar ajror hyri në hapësirën ajrore të Polonisë, shtet anëtar i NATO-s, nga drejtimi i kufirit me Ukrainën. Komanda Operacionale e Ushtrisë polake njoftoi se objekti hyri sot në territorin polak.

Mëngjesin e sotëm, një objekt i paidentifikuar ajror hyri në hapësirën ajrore të Republikës së Polonisë nga kufiri me Ukrainën. Nga momenti që kaloi kufirin deri kur sinjali i tij u zhduk, objekti u vëzhgua nga radarët e sistemit mbrojtës ajror të shtetit.

Polonia tha se ka mobilizuar forcat ajrore dhe burimet e tjera, në përputhje me situatën. TV Republika raportoi se kërkimet për objektin po zhvillohen afër qytetit Hrubieszov, në jug të vendit.

Lajmi për këtë objekt ajror vjen pasi Ukraina u sulmua me 158 dronë dhe raketa ruse gjatë natës. Ky ishte sulmi më i madh ajror i kryer nga Rusia, që kur Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.

Të paktën dhjetë persona janë vrarë nga sulmet me dronë dhe raketa lundruese të Rusisë ndaj Ukrainës. Moska ka sulmuar Ukrainën gjatë mbrëmjes së djeshme dhe mëngjesit të ditës së sotme. Në qytetin perëndimor të Lvivit, një godinë e infrastrukturës kritike është goditur nga një sulm me dron. Lajmin e njoftoi kryebashkiaku Andriy Sadovyi, përmes një postimi në Telegram.

Në Odesa, në jug të Ukrainës, mbetjet e një droni të rrëzuar shkaktuan zjarr në një ndërtesë të lartë. Edhe në Harkiv, në verilindje, pati disa shpërthime pas sulmeve me raketa. Sadovyi theksoi se Lvivi u sulmua me mbi 10 dronë kamikazë Shahed, të prodhimit iranian.

Në rajonin Sumi, në verilindje të Ukrainës, si pasojë e një sulmi me raketa në qytetin Konotop u plagosën tre persona dhe u dëmtua një ndërtesë banimi e një punishte. Gjatë natës, Harkivi u sulmua me mbi 10 raketa. Guvernatori Oleh Syniehubov u shpreh se duhet të verifikohen dëmet e shkaktuara nga sulmet.

Një valë e dytë e sulmeve ajrore pasoi mëngjesin e sotëm. Sirenat ranë në mbarë Ukrainën dhe banorët u udhëzuan që të shkojnë në vendstrehime.

Kievi dhe qyteti industrial, Dnipro, po ashtu u shënjestruan nga sulmet ruse. Shpërthime janë raportuar në dy qytetet, ku jetojnë mbi 1 milion banorë. Me ndihmën e Perëndimit, Ukraina po mbron veten nga pushtimi i paprovokuar i nisur nga Rusia, mbi 22 muaj më parë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49295 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE