Gruaja e parë që arrin pasurinë 100 miliardë dollarëshe…

vovalbania December 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gruaja e parë që arrin pasurinë 100 miliardë dollarëshe…

Trashëgimtarja e “L’Oréal”, Françoise Bettencourt Meyers, është bërë gruaja e parë që grumbullon një pasuri prej 100 miliardë dollarësh, sipas një renditjeje të njerëzve më të pasur në botë. Perandoria franceze e bukurisë e themeluar nga gjyshi i saj është në rrugën e duhur për performancën e saj më të mirë në dekada. Aksionet e “L’Oréal” u rritën në një rekord të lartë në Paris ditët e fundit.

Pasuria neto e 70 vjeçares kaloi 100 miliardë dollarë në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg, duke e bërë atë personin e 12-të më të pasur në botë. Ajo është ende shumë larg nga homologu francez Bernard Arnault, i cili ishte i dyti në listë me një pasuri me vlerë neto prej 179 miliardë dollarësh.  Meyers dhe familja e saj janë aksionerët më të mëdhenj të “L’Oréal”. Ajo u bë trashëgimtarja në fuqi e “L’Oréal” pasi nëna e saj, Liliane Bettencourt, vdiq në vitin 2017.

Rikujtojmë, se po në vitin 2007, Bettencourt Meyers ngriti padi për François-Marie Banier, një mik i ngushtë i nënës së saj, pas dyshimit se kishte marrë dhurata në vlerën e më shumë se 1 miliard dollarëve nga e moshuara. Banier më vonë u dënua me tre vjet burg dhe u urdhërua të paguante 16.5 milionë dollarë për Betencourt dhe familjen e saj.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE