Cilat janë akset më problematike në vendin tonë si burim aksidenti? Altin Qato: “Njollë e zezë është…”

vovalbania December 30, 2023 0 koment 4 Mund të lexoni në minuta.
Cilat janë akset më problematike në vendin tonë si burim aksidenti? Altin Qato: “Njollë e zezë është…”

Në episodin e tretë të podcastit “Fol me Anila Hoxhën” në Top Albania Radio fokusi ka qenë tek historitë e disa qytetarëve në lidhje me rrezikun që kanë përjetuar për shkak të aksidenteve rrugore. Drejtoria e shërbimeve të transportit rrugor pranon se 55 përqind e aksidenteve ndodhin në rrugët urbane kryesore dhe dytësore. Pranohet gjithashtu se 27 përqind e aksidenteve në Shqipëri ndodhin për shkak të faktorit mjedisor dhe 8 përqind për shkak të defekteve në makinë.

Pjesë e shkëputur nga podcast-i:

Si automjete aktive numërohen 854 586, ndërsa janë çrregjistruar 5740 makina me moshë mesatare 22 vjeçare. Megjithatë përdorimi i makinave të vjetra mbetet një problem. 105 vende janë të identifikuara si njolla rreziku, thënë ndryshe zona ku ndodhin më shpesh përplasje.

Anila Hoxha: Me ne gjendet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë rrugore Altin Qato. A mund të na i shpjegoni akset problematike në vend?

Altin Qato: Në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor komunikojmë vazhdimisht me idenë e përmirësimit të këtyre akseve ose eliminimin e këtyre njollave duke rritur sinjalistikën dhe duke rritur parametrat e sigurisë rrugore. Një njollë e zezë që ne kemi një numër konsiderueshëm aksidentesh  është “Shkodër-Koplik”. Pse janë këto njolla të zeza? Duke patur edhe element të ulët ndriçimi, duke patur problematikë edhe në sinjalistikë, por veçoria kryesore është se ka banesa, ose ka biznese në kufi me karanxhatën e rrugës dhe shpesh herë mjetet devijojnë, ndërrojnë drejtim për të hyrë në banesë, në lagje ose edhe në biznese. Por kemi shumë raste të  shtuara me këmbësorë të cilët për të kaluar nga njëri krah në krahun tjetër presin këtë segment rrugor. Më pas vjen një nga akset kryesore që e kemi njollë të zezë është aksi “Kamëz-Fushë Krujë” ose në zonën e Tapizës, e cila ka një dendësi të madhe popullsie, biznesesh, por duke qenë se është rrugë me shumë hyrje dalje, pa ndriçim, normalisht shton edhe rrezikun për aksidente. Një njollë e zezë për ne është aksi rrugor “Elbasan-Peqin”, i cili ka të njëjta karakteristika si rrugët e mëparshme. Njollë e zezë është “Levan-Tepelenë”. Unë po përmend akset rrugore më problematike që ne kemi numrin më të lartë të aksidenteve. 

Anila Hoxha: Aty ku ndodhin më shpesh? Edhe për shkak të ndriçimit edhe pse faktor është rruga dhe pakujdesia e shoferit?

Altin Qato: Duke pasur moskufizim të aksit rrugor me kufizimet anësorë të rrugës, pra me banesat, me bizneset  është më e mundshme që drejtuesit e mjeteve të ndërrojnë korsi por shpesh herë kemi të bëjmë edhe me këmbësorë që presin rrugën ose këmbësorë që kalojnë edhe kafshë shtëpiake por edhe me motocikleta të fuqisë së vogël, biçiklistë të cili për hir të së vërtetës këtë vit që po flasim (jemi në mbyllje të këtij viti) kemi patur një rritje të konsiderueshme të aksidenteve. Pra ne kemi gati 50 % të aksidenteve për këtë vit janë për shkak të këmbësorëve, të biçiklistëve, motomjeteve me fuqi të vogël dhe qytetarëve që tranportojnë kafshë në një aks në aksin tjetër rrugor. Pra bëjnë gati 50 përqind të totalit të aksidenteve, që është një shifër goxha e konsiderueshme dhe shqetësuese. Këtë fund vit, Autoriteti Rrugor ka bërë një prokurim dhe ka filluar riparimin e njollave kryesore të njollave të zeza që janë risk për aksidentet. Por më e rëndësishme është që nëse ka nënkalim ose mbikalim për këmbësorët mendojmë që do ulet në mënyrë të ndjeshme numri i aksidenteve kryesisht me këmbësorë.

Zoti Qato nëse ne do të bëjmë një gjeografi kohore kur ndodhin më së shumti?

Anila Hoxha: Nëse ne do të ekspozojmë një gjeografi kohore të aksidenteve kur ndodhin ato më së shumti ?

Altin Qato: Numri më i madh i aksidenteve është në orën 19:00-24:00. Është gati 32 përqind të aksidenteve në këtë interval kohor sepse kjo ka të bëj edhe me kushtet atmosferike, me kushtet e motit edhe lidhet pastaj edhe me elementët e sigurisë në akset rrugore. Aksidentet kryesisht ndodhin më së shumti të shtunave dhe të dielave pasi edhe numri i mjeteve është më i lartë në lëvizje edhe ngutja e drejtuesve të mjeteve për të arritur në destinacion në këtë orar është edhe më i madh.

Anila Hoxha: Zoti Qato, cilat janë shkeljet më të zakonshme që kryejnë drejtuesit e automjeteve gjatë qarkullimit dhe përdorimit të rrugës që sjellin aksidente të rënda?

Altin Qato: Një nga shkeljet kryesore ka të bëj më shpejtësinë. Shpejtësia është shkaku kryesor, i cili sjell pasoja dhe këtë vit ne kemi patur një rritje të numrit të rasteve të shpejtësisë, të cilët kanë sjellë pasoja. Më pas ka të bëj me mungesën e mosrespektimit të sinjalistikës, kryesisht me parakalime të gabuara ose kthimit, devijimit në rrugë në mënyrë të papritur nga drejtuesi i mjetit. Një shkak kryesor është përdorimi i aparatit celular dhe është shkelje që realisht sjell pasojë për shkak se një mungesë vëmendje, mjeti devijon, spostohet me dhjetëra metra dhe në moment mungesa e vëmendjes çon vazhdimisht në aksidente qoftë në dëme materiale por edhe në pasojë.

Anila Hoxha: Vetë 2023 ka qenë një vit fatal për aksidentet, rezulton se kanë ndodhur mesatarisht 3 aksidente në ditë, gati 1128 aksidente. Sa është numri i të vrarëve përgjatë 2023, i plagosurve dhe i dëmtuarve rëndë?

Altin Qato: Për këtë periudhë që flasim kemi 177 të vrarë për një vit dhe 177 të plagosur rëndë. Të plagosur lehtë kemi 1177 .

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE