Veprimi i fundit i Princit konfirmon lidhjen me fotografen

vovalbania December 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Veprimi i fundit i Princit konfirmon lidhjen me fotografen

Duket se mes aludimeve, një konfirmim ka ardhur nga vetë Princ Leka për romancën e tij të re me fotografen Blerta Celibashi.

Ai ka postuar pak më parë një foto në InstaStory ku shihet me një aparat fotografik në duar.

Ndarja e Princ Lekës dhe aktores Elia Zaharia ka qenë shumë e përfolur ditët e fundit, teksa tashmë kanë nisur edhe procedurat e divorcit.

Kartolina e Krishtlindjes nuk ishte ajo e familjes mbretërore që jemi mësuar të shohim ndër vite. Princ Leka dhe Elia Zaharia duket se e kanë vendosur që rrugët e tyre vitin që vjen të jenë të ndara.

Ata kanë postuar foto veçmas me vajzën e tyre ndërsa kanë shmangur praninë e njëri-tjetrit në evente dhe ceremoni të ndryshme. Në asnjë moment nuk i kemi parë bashkë. Ajo që nuk dihet ende, është arsyeja që ka sjellë ndarjen e çiftit mbretëror.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49789 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE