Detaje nga aksidenti i rëndë në Durrës, makina përplas për vdekje 52-vjeçarin!

vovalbania December 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Detaje nga aksidenti i rëndë në Durrës, makina përplas për vdekje 52-vjeçarin!

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur “Sektor Rinia”, ku ende në rrethana të paqarta, një automjet ka përplasur një këmbësor dhe ka dalë jashtë rruge duke përfunduar në kanal.

Paraprakisht dyshohet se errësira në rrugë dhe shpejtësia janë shkaktarë të aksidentit vdekjeprurës.

“Rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Sektor Rini-Shenavlash”, një automjet me drejtues shtetasin R. K., 31 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin Gj. D., rreth 52 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, sipas policisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE