GJKKO lë në arrest shtëpie Berishën, ja nga ku e priti vendimin ish-kryeministri

vovalbania December 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
GJKKO lë në arrest shtëpie Berishën, ja nga ku e priti vendimin ish-kryeministri

GJKKO ka miratuar kërkesën e SPAK për masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për Sali Berishën.

Gazetarja Sara Demushi bën me dije se Berisha ndodhet në shtëpi dhe ditën e sotme nuk ka dalë nga banesa.

Sali Berisha do të vendoset në ‘arrest shtëpie’ dhe nën mbikqyrje policore, ka vendosur sot Gjykata e Posaçme.

Ndaj ish-kryeministrit kjo masë u mor sot nga GJKKO pas moszbatimit nga ana e tij të vendimit po të kësaj gjykate për ‘detyrim paraqitje’.

Berisha do të jetë i detyruar të qëndrojë në shtëpi dhe të mos ketë komunikim me asnjë person tjetër që nuk jeton me të, ndërsa zbatimi i masës do të jetë dhe nën mbikqyrje policore.

Ish-kryeministri dhe lideri i demokratëve akuzohet për korrupsion pasiv pasi po hetohet për çështjen e kompleksit Partizani, çështje për të cilën u prangos dhe u lirua më pas në masë ‘arrest shtëpie’ dhe dhëndrri i tij Jamarbër Malltezi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49448 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE