Konferenca tradicionale e fundvitit/ Rama për ndryshimet e vitit 2023: Të ardhurat kanë qenë të larta si asnjë vit më parë!

vovalbania December 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Konferenca tradicionale e fundvitit/ Rama për ndryshimet e vitit 2023: Të ardhurat kanë qenë të larta si asnjë vit më parë!

Kryeministri Edi Rama mbajti konferencën tradicionale të fundvitit, në të cilën numëroi arritjet e Shqipërisë për vitin 2023.

Sipas tij një ecuri shumë të mirë kanë pasur ekonomia e vendit, siguria, shërbimet publike, etj.

Rama tha se rritja ekonomike e këtij viti i kalon parashikimet, ku ka ndikuar edhe bumi masiv i turistëve.

 “Për hir të vërtetës, në këtë konferencë unë mund të them me plot gojën se ndjehem më mirë se në asnjë vit të mëparshëm, si rezultat i gjithë ecurisë së vitit që po mbyllim, i cili ka qenë pa diskutim viti më i mirë për Shqipërinë në çdo aspekt. Viti më i mirë në aspektin ekonomik, gjithmonë këtu duhet pasur parasysh paranteza në raport me vitet e shkuara dhe jo në raport me sa shumë ende duhet bërë në çdo drejtim e në radhë të parë për rritjen e mëtejshme të ekonomisë kombëtare dhe të ekonomisë të familjeve shqiptare.

Viti më i mirë në aspektin e sigurisë. Viti më i mirë në aspektin e shërbimeve publike të investimeve publike e të investimeve të huaja, të drejtpërdrejta. Viti më i mirë në aspektin e pozicionit ndërkombëtar të Shqipërisë. Faktikisht ky vit do të mbyllet me një rritje ekonomike që e tejkalon ndjeshëm çdo parashikimi të bërë qoftë nga qeveria shqiptare, qoftë nga institucionet financiare ndërkombëtare. Ne besojmë se shifra përfundimtar do të jetë afër 4%. 3.7% apo 3.8%.

Të ardhurat kanë qenë më të larta se asnjë vit më parë dhe me një rritje të ndjeshme mbi ato të parashikuara. Në 9 mujorin e parë vetëm nga turizmi Shqipëria ka përfituar 3.2 miliard euro të hyra, që është një shifër shumë e lartë dhe pa asnjë krahasim me vitet e mëparshme. E këtu dua të bëj një parantezë për të gjithë ata që gabimisht e shohin rritjen e numrit të turistëve të palidhur me ekonominë e tyre dhe rëndom komentojnë se nuk na duhen turistët, na duhet ekonomia. Në fakt, turistët janë një nga kanalet më të rëndësishme të rritjes e të zhvillimit ekonomik dhe turizmi konsiderohet pjesë e të gjithë zërave të eksportit”, deklaroi Rama.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49970 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE