Xavi do të largohet, ish trajneri i Kombëtares së Gjermanisë drejt Barcelonës?

vovalbania February 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Xavi do të largohet, ish trajneri i Kombëtares së Gjermanisë drejt Barcelonës?

Pas 22 ndeshjeve të luajtura në La Liga, Barcelona është vetëm në vendin e katërt me 10 pikë më pak se lideri Real Madrid dhe duket se lufta për titull tashmë i ka kaluar të shkuarës. Përpara tyre janë edhe Girona dhe Atletico Madrid. Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur për herë të parë për mediat spanjolle për largimin e Xavi Hernandez dhe ka folur për emrat që mund ta pasojnë atë në stolin e skuadrës katalunase. Xavi njoftoi largimin e tij nga Barcelona javën e kaluar, një lajm që tronditi tifozët, por edhe publikun e futbollit në mbarë botën, pasi dukej se mesfushori legjendar do të qëndronte gjatë në këtë projekt. Megjithatë, Xavi vendosi të largohej dhe presidenti i Barcelonës, Joan Laporta foli për herë të parë për situatën dhe shpjegoi se si erdhi ndarja.
Mediat përmendën dy emra të pasardhësve të mundshëm në bankinën e klubit. Hansi Flick, i cili prej kohësh ka qenë dëshira e parë e Laportës dhe Rafa Marquez.

Që nga dita kur XaviHernandez njoftoi të shtunën e kaluar se do të largohet nga pankina e Barçës më 30 qershor, ka pasur një mori informacionesh rreth trajnerit të ardhshëm të ekipit blaugrana. Një nga emrat që shfaqet si një e ardhme e mundshme është ai i Hansi Flick. Pikërisht për trajnerin gjerman, gazeta “Bild” raportoi të enjten se ka pasur kontakte mes teknikut dhe shefit të Barcelonës, Deco. Te Barcelona nuk kanë mbajtur një qëndrim të prerë në lidhje me kontakte të mundshme mes drejtorit të klubit dhe ish-trajnerit të Bajernit dhe Gjermanisë. Ndërkohë, i pyetur për këtë temë, Deko nuk ka dhënë shumë informacion. “Është shumë herët të flasim për trajnerin, por puna ka nisur”, tha ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49408 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE