Një raketë ruse në territorin polak, NATO e SHBA-të solidaritet me Poloninë!

vovalbania December 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një raketë ruse në territorin polak, NATO e SHBA-të solidaritet me Poloninë!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg bisedoi me presidentin e Polonisë për shenjat se një raketë ruse hyri dje në hapësirën ajrore polake, në mesin e sulmeve masive ruse ndaj Ukrainës. Stoltenberg tha se u konsultua me Andrzej Dudën.

NATO është duke e vëzhguar gjendjen dhe do të mbajë kontakt derisa të zbardhen faktet.

Forcat e Mbrojtjes së Polonisë thanë se një objekt i panjohur hyri në hapësirën ajrore polake nga Ukraina dhe pastaj u zhduk nga radari.

Çdo gjë tregon se një raketë ruse hyri në hapësirën ajrore të Polonisë. Ne e vëzhguam në radar dhe pastaj u zhduk nga radari. Kjo është e konfirmuar nga radarët dhe nga aleatët tanë në NATO.

Forcat e Mbrojtjes së Polonisë thanë se objekti depërtoi 40 kilometra brenda hapësirës ajrore polake dhe u largua në më pak se tre minuta.

Janë duke u ndërmarr hapa për të vërtetuar gjetjet e për të eliminuar mundësinë e një gabimi teknik.

Polonia e thirri në takim të ngarkuarin e Rusisë, me detyrë në Varshavë dhe i kërkoi shpjegim. Agjencia ruse e lajmeve, RIA Novosti citoi diplomatin e Moskës, i cili u shpreh:

Polonia nuk dha dëshmi për shkelje kufitare.

Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan bisedoi në telefon me shefin e zyrës për Sigurinë Kombëtare të Polonisë, Jacek Siewiera, për t’i shprehur “solidaritetin e Shteteve të Bashkuara”.

Siç njofton Shtëpia e Bardhë, Sullivan u zotua për ndihmë teknike dhe e siguroi Siewieran-in se presidenti amerikan, Joe Biden është duke e ndjekur me vëmendje këtë incident.

Nuk është e qartë se ku u zhduk objekti nga radari apo në cilin drejtim ishte duke shkuar. Trupat polake u mobilizuan për ta gjetur.

Sulmin raketor rus, Ukraina e cilësoi si më të madhin deri tani në luftën pushtuese që Moska nisi në shkurt 2022. Objektiv ishin kryeqyteti Kiev e qytetet e mëdha si Odesa, Dnipropetrovski, Harkivi e Lvivi. 32 persona u vranë dhe më shumë se 160 u plagosën.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50950 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE