Lind fëmijën brenda në taksi, 26-vjeçares i vjen fatura qesharake!

vovalbania November 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lind fëmijën brenda në taksi, 26-vjeçares i vjen fatura qesharake!

Mrekullia e të sjellurit në jetë një fëmijë është e kushtueshme, pavarësisht se ku ndodh. Një 26-vjeçare, nënë e dy fëmijëve lindi papritur në pjesën e pasme të një taksie teksa po shkonte në spital për një kontroll rutinë dhe, më pas u tarifua për pastrimin e taksisë.

Farah Cacanindin, banore e Buckinghamshire, në Mbretërinë e Bashkuar, sapo po fillonte udhëtimin e saj prej 13 miljesh për në spital kur ndjeu dhimbjet e lindjes. Farah u shpreh:

Më shpërthyen ujërat pesë minuta pasi nisëm udhëtimin. Shoferi më pyeti nëse doja që ai të ndalonte, por unë thashë të vazhdonim rrugën, pasi besoja se do t’ia dilja përpara se të lindja.

Cacanindin arriti të sillte në jetë vajzën e saj, Naia, në pjesën e pasme të automjetit në lëvizje, ndërsa shoferi nxitoi përpara për të lajmëruar mjekët e saj.

Kur arritëm në spital, mamitë po prisnin dhe ishin të shokuar. Ishte surreale. Nuk pata mundësi të trembesha.

Disa ditë pas lindjes, Farah pretendoi se ajo mori një faturë nga firma e taksive që përfshinte një tarifë pastrimi, një faturë prej mbi 100 dollarësh për një tarifë taksie prej 34 dollarësh.

E kuptoj që kam bërë pak rrëmujë, por është pak e paturpshme të më tarifosh për pastrimin e taksisë.

Mediat e huaja kanë kontaktuar me kompaninë e taksive “Arrow Taxis” për ndonjë koment lidhur me rastin në fjalë, por deri më tani pa përgjigje. Ndërkohë, ajo vazhdon të ndihet e ‘tallur’ nga kompania e taksive.

Gjëja qesharake është se firma e taksive është në fillim të rrugës sonë. Unë e shoh makinën me të cilin linda pikërisht jashtë shtëpisë sime.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48584 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE