Sot në mesditë pritet vendimi për Sali Berishën mbi ndryshimin e masës së sigurisë!

vovalbania December 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sot në mesditë pritet vendimi për Sali Berishën mbi ndryshimin e masës së sigurisë!

Sot në orën 12:00 do të mbahet seanca ku Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO pritet të vendosë për ndryshimin e masës së arrestit për ish-kryeministrin Sali Berisha, nën hetim për korrupsion pasiv në privatizimin e Klubit Sportiv “Partizani” në Tiranë, në truallin e të cilit janë ngritur pallate.

Në tre seanca u dëgjuan të gjithë, por as dy ditë më parë, GJKKO-ja nuk doli me një vendim mbi kërkesën e SPAK-ut që pasi mori autorizimin e Kuvendit të Shqipërisë, pret që për Berishën të caktohet “Arrest shtëpie me mbikëqyrje policore”. Në tetor, për ish-shefin e qeverisë u vendosën masat “Detyrim për paraqitje” dhe “Ndalim për daljen jashtë vendit”, por Berisha refuzoi t’i respektonte duke i cilësuar “antikushtetuese”.

Avokatët e Berishës kërkojnë refuzim të prokurorisë, ndërsa të enjten, ata dhanë prova të tjera dhe kërkuan një CD për të marrë të gjithë debatin gjyqësor. Në seancën me dyer të mbyllura, u tha se “Berisha nuk ka pasur asnjë tentativë për t’u larguar, ndaj kjo kërkesë duhet të kundërshtohet”.

Edhe pse Gjykata e Posaçme shtyu seancën për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe avokatët e tij kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, mësohet se nuk kanë dërguar asnjë shkresë zyrtare. Në njoftimin e bërë më parë nga GJKKO-ja, thuhet:

Në vijim të interesit të shfaqur nga gazetarët, Ju bëjmë me dije se deri në orën 16.00, në sekretarin e gjykatës nuk është paraqitur kërkesë me shkrim e avokatëve të shtetasit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka!

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme, SPAK ka kërkuar që ish-kryeministri Sali Berisha të marrë masën “Arrest në shtëpi”, në adresën e deklaruar ku të jetë nën mbikëqyrjen e policisë e t’i ndalohet  komunikimi me të tjerët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49970 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE