Kledi Hysa flet për njohjen me Evi Reçin: Ja si më bëri për vete

vovalbania June 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kledi Hysa flet për njohjen me Evi Reçin: Ja si më bëri për vete

Kledi Hysa dhe Evi Reçi prej gati një viti po jetojnë një histori të bukur dashurie. Edhe pse romanca e tyre u zbulua që vitin e kaluar, ata e zyrtarizuan vetëm disa muaj më parë.

Në një intervistë në “Natën me Aulonën”, modeli ka zbuluar më shumë detaje lidhur me romancën e tyre. Ai tha se është njohur me Evin në darkën e një mikut të tyre, teksa tregoi se që në fillim të njohjes prezenca e saj i jepte pozitivitetin që ai kërkonte.

Kledi u shpreh se ajo çfarë e tërhoqi më shumë ishte aftësia që ka Evi për të dhënë çdo ditë një gjë të re.

“Sapo kisha dalë nga Big Brotheri dhe kisha shumë kohë që po meresha më shumë me veten. Njohja me Evin nisi në darkën e Eraldos, por vazhdoi më vonë. Evi kishte diçka që ishte si një lloj shkarkim për mua, kur ishte prezente më jepte një pozitivitet që unë kërkoja. Evi kishte jetuar jashtë dhe kishte mendimin krejt dryshe ndërkohë kishte tre vite që jetonte në Shqipëri dhe unë sapo kisha hyrë në Shqipëri. Kishte një pastërti shumë miqësore që më ndihmonte dhe më bëri shumë për vete me dashurinë dhe respektin që kishte ndaj njerëzve. E njihja më përpara si këngëtare, madje më surprizoi kur e pashë ngaqë ka pasur kohë që nuk e shihja në skenë. Më ka pëlqyer shumë muzika që bënte sepse ishte ndryshe komplet. Çfarë më pëlqeu më shumë tek Evi nuk ishte në pamjen e parë, por ishte e dyta dhe e treta që më bëri edhe më shumë. Deri sot Evi ka gjithmonë  diçka për të dhënë.”- tha Kledi Hysa.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49350 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE