Baba për herë të dytë? Elgit Doda na zbulon këtë dhe planet e reja për vitin 2024 ekskluzivisht për TAR!

vovalbania December 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Baba për herë të dytë? Elgit Doda na zbulon këtë dhe planet e reja për vitin 2024 ekskluzivisht për TAR!

Programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2023. Surprizat nga artistët nuk mungojnë as në 2023, si në skenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare ndaj maratona e 100 këngëve më të mira të vitit do të jetë shpërthyese.

Le të kalojmë së bashku rreth 8 orë maratonë, në shoqërinë e atyre që ju kanë bërë shoqëri gjithë vitin. Shoqëroni orët e fundit të një viti ‘të vjetër’ i cili i lë vendin një tjetri të cilin le të shpresojmë të jetë edhe më i mirë se ky që po lëmë pas. Në një lidhje telefonike ishte këngëtari i njohur Elgit Doda. Si ka qenë ky vit për të?

Ka qenë një vit goxha i suksesshëm si në muzikë ashtu edhe në jetë. 2024 do na gjejë më mirë jo vetëm mua por të gjithë shqiptarët. Do të nxjerr edhe albumin, do të ketë këngë shumë të bukura. Do të kem një bashkëpunim me Dafina Zeqirin, Noizyn e shumë e shumë të tjerë. Gëzuar të gjithë shqiptarëve, uroj një vit të mbarë plot shëndet e mbarësi!

Dasma e Elgitit me moderatoren e njohur Klea Huta bëri bujë të madhe mediatike. Ndërkaq, a ka në plan Elgiti për t’u bërë përsëri më fëmijë?

Zoti e di atë punë, avash avash bëhen punët e mira. (qesh)

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48740 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE