Në fotot e fundit sensuale të Kiarës, vëmendje mori komenti i Luizit

vovalbania September 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në fotot e fundit sensuale të Kiarës, vëmendje mori komenti i Luizit

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë kthyer në një nga çiftet më të dashur për publikun.

Dyshja u njohën për herë të parë me njëri-tjetrin në reality show-n e njohur, “Big Brother VIP Albania”, aty edhe ku zyrtarizuan romancën e tyre me një puthje e më pas me një dasmë në kuadër të “lojës”.

Megjithëse si Luizi ashtu edhe Kiara janë mjaft të angazhuar me projektet e tyre të ndryshme, kjo nuk i ka ndaluar ata të jenë aktiv në rrjetet sociale.

Pak më parë, Kiara ka postuar disa foto ku shihet mjaft sensuale. Mirëpo vëmendjen më të madhe duket se ia ka “vjedhur” partneri i saj, Luizi.

“Është dobësuar prandaj i ka rënë pak minifundi. Faleminderit për mirëkuptimin”, i komentoi Luizi.

Luizi gjithashtu i habiti të gjithë me një postim të papritur në InstaStory, ku u duk sikur konfirmoi shtatzëninë e Kiarës.

“Rrahjet më të ëmbla në botë“, shkruan Luizi në foton ku shihet teksa është i mbështetur në barkun që supozohet të jetë i Kiarës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE