Capital T premton për dëgjuesit e TAR: “2024 do jetë flakë!”

vovalbania December 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Capital T premton për dëgjuesit e TAR: “2024 do jetë flakë!”

Programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2023.

Surprizat nga artistët nuk mungojnë as në 2023, si në skenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare ndaj maratona e 100 këngëve më të mira të vitit do të jetë shpërthyese. Le të kalojmë së bashku rreth 8 orë maratonë, në shoqërinë e atyre që ju kanë bërë shoqëri gjithë vitin. Shoqëroni orët e fundit të një viti ‘të vjetër’ i cili i lë vendin një tjetri të cilin le të shpresojmë të jetë edhe më i mirë se ky që po lëmë pas. Ky është urimi i Capital T!

Përshëndetje Top Albania Radio. Dua t’ju uroj Vitin e Ri! Sa më shumë mbarësi dhe sukses! Vazhdoni dëgjoni këngët e mia sepse 2024 do jetë flakë! Urime edhe njëherë!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE