Lëvizte me armë pa leje, arrestohet gardisti në Tiranë/Përjashtohet nga Garda!

vovalbania August 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lëvizte me armë pa leje, arrestohet gardisti në Tiranë/Përjashtohet nga Garda!

Një efektiv i Gardës, i cili lëvizte me një armë pa leje u arrestua një natë më parë në Tiranë, ndërsa për këtë arsye u përjashtua nga radhët e Gardës së Republikës. Në pranga ra një 32-vjeçar, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Nga kontrollet e punonjësve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në automjet iu gjet një pistoletë që nuk ishte e shërbimit, por e mbante pa leje. Në njoftimin zyrtar thuhet se hetimet vazhdojnë dhe se materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të luftës kundër armëmbajtjes pa leje, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Policia e Tiranës arrestuan në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës, K.GJ., 32 vjeç.

Ai u ndalua në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, si i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Arrestimi i gardistit u bë gjatë kontrollit të kryer nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë në automjetin e tij, ku iu gjet një armë zjarri pistoletë pa leje.

Gjithashtu gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan dy aparatë telefonikë. Hetimet po vijojnë dhe materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës ka firmosur përjashtimin e 32-vjeçarit nga radhës e Gardës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48836 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE