“Një vit me bereqet, por dhe me…”/Urimi i pazakontë i Armaldo Kllogjerit për 2024!

vovalbania December 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Një vit me bereqet, por dhe me…”/Urimi i pazakontë i Armaldo Kllogjerit për 2024!

Programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2023. Surprizat nga artistët nuk mungojnë as në 2023, si në skenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare ndaj maratona e 100 këngëve më të mira të vitit do të jetë shpërthyese. Armaldo Kllogjeri nëpërmjet një audio mesazhi, ka uruar të gjithë dëgjuesit e Top Albania Radios…

Përshëndetje Top Albania Radio! Përshëndetje ju fansa, ju dëgjues dhe ju admirues të kësaj radio të fuqishme në të gjithë dëgjuesit dhe shqipfolësit! Ju uroj nga zemra një vit fantastik, 2024 le t’ju gjejë sa më mirë, me shëndet e me bereqet, me begati, me lumturi, dashuri… Por edhe me politikanë sa më të mirë për këtë vend që e ka bekuar Zoti! Urime nga zemra dhe shumë suksese! Jeni më të mirët!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE