Top Albania Radio prezanton: 50 këngët më të mira ndërkombëtare të vitit 2023!

vovalbania December 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Top Albania Radio prezanton: 50 këngët më të mira ndërkombëtare të vitit 2023!

Ndërsa viti po mbyllet, Top Albania Radio me krenari prezanton koleksionin më të fundit të këngëve ‘hit’ ndërkombëtare që kanë përcaktuar skenën botërore të muzikës. Zgjedhja e këtij viti është një miksim i këngëve që kanë thyer kufijtë dhe rekordet  duke treguar talentin e artistëve të njohur dhe atyre të rinjve. Çdo këngë përmban një narrativë të veçantë, duke prekur audienca të ndryshme nëpër botë.

Nga ritmet e “Dance The Night” nga Dua Lipa deri tek energjia e ” Honey (Are You Coming)” nga Måneskin. Është pikërisht Dua Lipa ajo që kryeson listën e këtij vitit ndërsa Måneskin, fituesit e Eurovizionit 2021, renditen në vendin e katërt. Një tjetër këngë që vlen për t’u përmendur është ”Polar Opposites” nga Drake i cili surprizoi të gjithë shqiptarët me 29 Nëntor 2023. Reperi i famshëm u shfaq në videoklipin e kësaj kënge i veshur me një xhaketë të kuqe, që kishte të qëndisur mbrapa shqiponjën e zezë dykrenare. Madje në një pjesë të këngës, reperi përmend edhe kryeqytetin e Kosovës duke thënë: “Ose është mesazhi yt që po e lexoj gabim, ose thjesht veprimet tuaja janë mashtruese. Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë, por e di që tensioni po rritet”, thuhet në vargjet e këngës. Me të njëjtën xhaketë si Drake ishin të veshur edhe personat e tjerë në klip. Një lajm që bëri jehonë në të gjitha mediat shqiptare.

Ndërsa po largohemi nga viti 2023, këto këngë padiskutim që kanë ngelur në momentet dhe kujtimet tona të këtij viti. Bashkohuni me ne në maratonën e Top Albania Radio për të ringjallur magjinë e këtyre këngëve që kanë tejkaluar kufijtë gjuhësorë dhe kulturore, duke u bërë pjesë e pashmangshme dhe e paharrueshme kujtimeve tona të vitit 2023.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48941 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE